Veber: BE-ja nuk është e përgatitur për momentin aktual, i nevojitet një ridizajnim themelor për t’u marrë seriozisht
- Në botën e sotme gjithnjë e më të rrezikshme, Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se nuk mund të mbështetet më te SHBA-ja si udhëheqëse e botës së lirë, vlerësoi presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Veber, në një intervistë për "Politiko".
Bruksel, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Në botën e sotme gjithnjë e më të rrezikshme, Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se nuk mund të mbështetet më te SHBA-ja si udhëheqëse e botës së lirë, vlerësoi presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Veber, në një intervistë për "Politiko".
"BE-ja duhet të ndërmarrë një ridizajnim themelor në vitin 2026 nëse dëshiron të merret seriozisht. Na nevojitet një qasje vizionare, një Evropë e fortë. Duhet të qëndrojmë të drejtë pa Amerikën", thotë Veber.
Ai njofton se në takimin e liderëve të EPP-së në fund të janarit do të kërkojë ide për reforma të reja të Unionit, për të siguruar "dëgjimin e duhur të të gjithë kontinentit", pasi "BE-ja nuk është Evropa".
"Na duhet debat për strukturën punuese, për arkitekturën e Bashkimit Evropian. Ne nuk jemi të përgatitur për momentin aktual", konsideron Veber.
Sipas tij, në atë debat për reformat ndoshta madje duhet të rishikohet edhe Marrëveshja e Lisbonës për funksionimin e BE-së, duke përfshirë rregullat për mënyrën se si merren vendimet brenda bllokut.
Ai vlerësoi se pas gjithë asaj që ka ndodhur në marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së gjatë vitit të kaluar, nga konflikti tregtar, e deri te qëndrimi ndaj Ukrainës, si dhe pas sulmeve të fundit të Uashingtonit ndaj Unionit, të gjithë duhet ta njohin vitin 2025 si vitin e një "ndryshimi historik themelor". qa/
Foto: Parlamenti Evropian
